Përpunonte kokainën në Fier, kapet kimisti kolumbian i kërkuar nga interpoli

4 Shtator 2025 | 13:38

Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “Kimisti” dhe pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportin dhe përpunimin e kokainës në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanak, është arrestuar nga autoritetet kolumbiane.

Kapja e tij u realizua në bashkëpunim me Interpolin në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri, pas një njoftimi të kuq të Interpolit. Policia e Kolumbisë bëri të ditur se Rodriguez ishte përgjegjës për menaxhimin teknik të nxjerrjes së kokainës, duke përdorur metoda të sofistikuara për të fshehur drogën në produkte të ndryshme, që më pas shpërndaheshin në tregjet evropiane.

Ky arrest thekson rrjetin ndërkombëtar të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit, duke nxjerrë në pah bashkëpunimin e autoriteteve nga vende të ndryshme për të goditur trafikun e drogës në shkallë globale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026