Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

5 Shtator 2025 | 09:12

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka djegur qëllimisht një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje, në rrugën “Frang Bardhi”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 3 shtatorit, rreth orës 23:50.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Arsonist”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë të mundur identifikimin dhe prangosjen e shtetasit D. B., banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë akt për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin që përfshiu automjetin tip “Citroen”, u organizuan veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorin.

Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026