Arrestohet në Tiranë një 43-vjeçar i dënuar në Itali, pjesë e organizatës kriminale

5 Shtator 2025 | 09:36

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në kryeqytet i shtetasit Mersin Cenolli, i njohur edhe me emrin Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Cenolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burg, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni është pjesë e serisë së ndërhyrjeve të forcave të rendit për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026