Gjykata e Vlorës lë në burg italianen që shkaktoi aksidentin me dy viktima
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen italiane Angela Panzillo, 28 vjeç, e akuzuar për aksidentin e rëndë në autostradën Vlorë-Fier.
Vendimi u dha nga gjyqtari Fjoralb Behari, ndërsa ndaj saj rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në paragrafin e katërt të Kodit Penal, që parashikon dënime të rënda në rastet kur, si pasojë e shkeljeve, humbin jetën një ose më shumë persona.
Aksidenti ndodhi disa ditë më parë në aksin Vlorë–Fier, ku automjeti i drejtuar nga 28-vjeçarja me origjinë nga Napoli humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër automjet. Përplasja rezultoi fatale për dy shtetas shqiptarë, të cilët humbën jetën.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit tip kamionçinë humbi jetën në vend, ndërsa disa orë më vonë ndërroi jetë në ambientet e spitalit edhe pasagjeri. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Panzillo u arrestua në flagrancë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Njëri po kthehej për në banesën e tij, aksidentohen dy mjete në By Pass-in e Vlorës
- Bilanci i aksidentit në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur