Bilanci i aksidentit në aksin Levan-Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator 2025 | 09:20

Është rënduar më tej bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e së hënës në aksin Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Pas drejtuesit të kamionçinës Ferdinand Hasani, 62 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje, ka ndërruar jetë edhe pasagjeri. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e së hënës në autostradën Levan-Vlorë, në drejtim të mbërritjes për në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë dy mjete, përfshirë një kamionçinë, e cila ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e përplasjes, fillimisht humbi jetën drejtuesi i kamionçinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026