Aksident i rëndë në Elbasan, dy automjete përplasen “kokë më kokë”

2 Shtator 2025 | 09:14

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” teksa qarkullonin në Unazën Jugore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Për pasojë, automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

I lënduari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026