Ndahet nga jeta Agim Bido, studiuesi dhe etnografi i shquar
Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, professor dr. Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Familja jep lajmin e trishtë dhe thotë se përcjellja e tij për në banesën e fundit bëhet këtë të shtunë, datë 6 Shtator në Delvinë.
Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.
Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.
Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991), Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare për të cilën ai është shprehur se Xhubleta shqiptare, është enciklopedi kulturore e gjallë.
Trashëgimia kërkimore shkencore e dr. Bidos, përveç monografive përfshin mbi treqind shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një thesar i pazëvendësueshëm në këtë fushë.
Jeta, puna dhe pasioni i dr. Bidos për historinë, artin popullor dhe etnografinë shqiptare do të mbeten një udhërrëfyes i çmuar për studiuesit dhe brezat që vijnë.
Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët si dhe për botën akademike shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje