Turizmi kulturor e historik në Elbasan, 60 mijë vizitorë në 8 muajt e këtij viti

2 Shtator 2025 | 19:11

Qyteti i Elbasanit po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Sipas të dhënave të turizmit për Shqipërinë e mesme, gjatë 8 muajve të këtij viti, Elbasanin e kanë vizituar rreth 60 mijë vizitorë, duke e renditur atë mes zonave më të frekuentuara të vendit.

Vizitorët tërhiqen më shumë nga kalaja historike, xhamia dhe kisha brenda saj, si edhe Muzeu Etnografik që pasqyron traditat e vjetra të qytetit.

“Është vërtetë impresionuese të vizitosh këtë qytet i cili është mjaft i bukur dhe tërheqës për vizitorët. Shëtitja rreth mureve të kalasë të ngjall një emocion të veçantë. Po kështu edhe vizita tek xhamia e re është mbresëlënëse. Edhe njerëzit duken të gëzuar dhe mjaft mikpritës”, thotë një turist.

“Jam nga Gjermania. Po bëjmë një tur nëpër Shqipëri. Ndalesa këtu në Elbasan të lë shumë mbresa. Interesante janë sajtet turistike të cilat ia vlen t’i vizitosh të gjitha, pavarësisht se kemi ndaluar vetëm për pak orë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera të Shqipërisë”, shprehet një tjetër.

Guida turistike thekson se Elbasani mbetet i vizituar gjatë gjithë vitit, veçanërisht nga të huajt që janë të apasionuar pas trashëgimisë kulturore.

“Edhe gjatë muajve të verës, Elbasani ka pasur një frekuentim të vazhdueshëm nga vizitorët e huaj, të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe trashëgimisë kulturore që ky qytet ofron”, tregon Xhuljan Krriku, guidë turistike.

Me trashëgiminë historike, objektet e kultit dhe atmosferën mikpritëse, Elbasani po forcon çdo vit pozitat e tij si një destinacion i rëndësishëm turistik në Shqipëri. Përveç kalasë dhe muzeut etnografik në Elbasan, turistët zgjedhin të eksplorojnë edhe atraksione të tjera si Ujëvara e Sotirës në Gramsh, Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës në Librazhd apo liqenet piktoreske të Belshit. Një kombinim i pasur natyre dhe kulture që e bën këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët vendas e të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026