Në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës, del foto e rumunit të dyshuar si ekzekutor
Ky person që shikoni në foto është Daniel Cornea, shtetasi rumun i dyshuar si ekzekutori i Renato Hoxhës, i cili u vra më 27 prill të këtij viti në Vlorë.
Cornea është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezulton me precedentë të theksuar penal në fushën e krimeve kundër personit.
Identifikimi i tij është bërë i mundur falë pamjeve të kamerave të sigurisë, ku ai shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vrasjes.
I maskuar dhe me kapele, autori i zë pritë Hoxhës në momentin që ky del nga banesa dhe e qëllon me katër plumba pistolete.
Më pas, largohet në këmbë përmes një shtegu me bimësi në drejtim të kodrës “Kuzum Baba”, duke humbur gjurmët.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ekzekutimi i Renato Hoxhës është porositur nga Dubai, ku strehohen disa eksponentë të botës së krimit.
Pista kryesore hetimore lidhet me mundësinë që viktima të ketë qenë informator i një grupi kundërshtar.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të dyshuar:
Më 1 gusht është arrestuar Kleanth Bylyku, ndërsa udhëtonte me një automjet tip Audi të bardhë ndërsa dyshohet se ka pasur rol ndihmësi në organizimin e vrasjes.
Më 30 prill ra në pranga Eris Mehmetaj, i dyshuar për sigurimin e automjetit me të cilin është lëvizur autori ditën e ngjarjes në Vlorë.
Mehmetaj rezulton të ketë qenë mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar më herët në Greqi. Në rrjetet sociale, ai shfaqej shpesh duke bërë jetë luksoze në Dubai.

LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut