De Biasi mund të rikthehet si trajner, kombëtarja që përflitet
Trajneri portugez Fernando Santos rrezikon të largohet nga drejtimi i Azerbajxhanit pas disfatës së rëndë 5-0 ndaj Islandës. Rezultatet e dobëta të përfaqësueses azere kanë rritur presionin ndaj teknikut. Bilanci i tij është tepër negativ me vetëm dy barazime (0-0 ndaj Estonisë dhe Polonisë) dhe nëntë humbje në 11 ndeshje, me katër gola të shënuar dhe plot 29 të pësuar.
Sipas mediave sportive, mes emrave të mundshëm për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka një të kaluar në stolin e Azerbajxhanit. Ai e drejtoi ekipin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023, duke arritur 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me një golaverazh 34-56.
Ndërkohë, Azerbajxhani pritet të përballet me dy sfida të vështira në kuadër të Grupit D të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026: fillimisht ndaj Ukrainës në shtëpi të martën, përpara se më 10 tetor të udhëtojë drejt Francës përballë kampionëve të botës 2018.
De Biasi është i njohur për kualifikimin historik të kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2016.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës