Festivali i Filmit në Venecia, triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch

8 Shtator 2025 | 16:11

Festivali i Filmit në Venecie kurorëzoi më të mirët e kinematografisë ndërkombëtare, të cilët u bënë pjesë e garës së këtij viti në edicionin e 82-të.

Çmimi më prestigjioz i shkoi regjisorit veteran amerikan Jim Jarmusch për filmin e tij “Father Mother Sister Brother”. Ky film, i ndarë në tre kapituj për tri vende të ndryshme, si Nju-Xhersi, Dublini dhe Parisi, shfaq raportet problematike midis prindërve dhe fëmijëve.

Luanin e Argjendtë, që është çmimi i dytë më i rëndësishëm i Festivalit të Venecies, e fitoi regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania.

Drama e saj “The Voice of Hind Rajab” lidhet me luftën në Gaza dhe tregon historinë e një 5-vjeçareje palestineze të bllokuar brenda një makine që po digjet, teksa ajo dhe të afërmit i largohen luftës.

Regjisori amerikan Benny Safdie u vlerësua si regjisori i tretë më i mirë për filmin “The Smashing Machine”, një film-portret për një ndër pionierët e arteve marciale mikse, Mark Kerr, i cili luhet nga aktori Dwayne “The Rock” Johnson.

Çmimin Special të Jurisë e fitoi dokumentari “Sotto le Nuvole” nga regjisori italian Gianfranco Rosi.

Aktorja kineze Xin Zhilei u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “The Sun Rises on Us All” të regjisorit Cai Shangjun.

Aktorin italian Toni Servillo u shpall aktori më i mirë i këtij edicioni për interpretimin në filmin “La Grazia” të Paolo Sorrentinos.

Për skenografinë më të mirë u vlerësua Valerie Donzelli dhe Gilles Marchand nga filmi “À pied d’œuvre” i Valerie Donzelli.

Pjesë e ceremonisë këtë vit ishte dhe një homazh për stilistin e ndjerë Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të mërkurën. Në nder të tij duartrokiti e gjithë salla e Pallatit të Kinemasë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026