PD mbledh kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit
Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 maj dhe në prag të rinisjes së Parlamentit te ri.
Mbledhja pritet të mbahet ditën e mërkurë në orën 13:00.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në mbledhje pritet të diskutohet për qasjen e PD me Parlamentin. Gjithashtu, brenda kësaj jave pritet mbledhja edhe e Këshillit Kombëtar të PD.
Ndryshimi në lidershipin e partisë, drejtimi i grupit Parlamentit dhe qasja që PD do të ketë me këtë institucion, bashkë me një proces analizimi dhe freskimi të anëtarësisë në bazë, janë tre çështjet që paraqiten si prioritetet kryesorë të forcës më të madhe opozitare në vend.
Për lidershipin e partisë, edhe pse Sali Berisha ka kundër nenin e famshëm të statutit që e detyron të largohet, nuk priten ndryshime në kohën e afërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë
SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?
Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit
- 11:18 Gjirokastër, Gjykata lë në “arrest në shtëpi” pronarin e pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
- 11:15 Mbretëria e Bashkuar kap cisternën ruse në Kanalin Anglez
- 11:13 Gjirokastër, panairet e traditës bashkojnë Shqipërinë me Kosovën
- 10:48 Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për krime lufte
- 10:16 I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh
- 10:02 E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit