“900 plumba në minutë”, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se arma e përdorur nga Ragip Gilaj, në masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, është një armë e prodhimit izraelit me shpejtësi zjarri shumë të madhe, e përdorur nga profesionistë.
Karamuço tregoi se kjo armë, që hedh 900 plumba në minutë, është përdorur në vitet ‘80 nga shërbimet sekrete amerikane në ruajtjen e personaliteteve.
“Një armë e tillë, një Uzi GAL e prodhimit izraelit, ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo armë u përket vrasësve profesionistë në të gjithë rajonin – në Serbi, Mal të Zi – Bosnjë dhe tani është rasti i parë që shfaqet në Shqipëri.
Përdoret me kalibër të vogël, nuk kërkon silenciator, merr formën e një kërpudhe në distancë të afërt dhe është fatale. Ka më shumë shpejtësi se sa fuqi zjarri, nuk dëgjohet shumë, vjen si një zhurmë e mbytur. Janë karakteristikat e një arme për një profesionist, që është përzgjedhur për të mbyllur punën sa më shpejt. Hedh 900 plumba në minutë. Është përdorur në vitet ’80 nga shërbimet sekrete amerikane për ruajtjen e personaliteteve. Janë të gjitha këto pjesë të saj që na bëjnë të habitemi se si është e mundur që kjo armë përfundon në duart e këtyre grupeve që janë fuqizuar dhe e kanë xhepin për të pasur në posedim të tilla armë edhe për vrasje me pagesë. Mendoj se kjo është një vrasje me pagesë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta