Operacioni “Together”, kapet 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Together”, duke arrestuar një 25-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij dy mina me telekomandë, të programuar për shpërthim në distancë dhe të destinuara për ngjarje të rënda kriminale.
Gjatë operacionit u arrestua edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur. Nga aksioni u sekuestruan një automjet dhe tre telefona celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, organizuan dhe përfunduan operacionin në zonën e Selitës.
25-vjeçari, me inicialet J.Sh., banues në Shkodër, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të mëparshëm “Brothers” dhe ishte i dyshuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municionesh”. Ndërkohë, 28-vjeçari G.H., gjithashtu nga Shkodra, u ndalua për ndihmën e dhënë në fshehjen e J.Sh.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Publikohen pamjet, policia filmoi momentin e arrestimit të atentatorit në Shkodër
- Atentati në Shkodër/ Policia zbulon armët e përdorura nga autori gjatë atentatit
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë