Rama: Asnjë ndryshim në reformën në drejtësi pa miratimin e Komisionit Evropian
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, shprehu mbështetjen e Partisë Socialiste për reformën në drejtësi.
Rama tha se asnjë person i cili ushtron aktivitet në llogoren e PS nuk do të lejohet të sulmojë organet e drejtësisë.
Shefi i qeverisë tha se institucionet e reja të drejtësisë nuk janë në nivelin e duhur, por shtoi se përmirësimi i legjislacionit do të bëhet vetëm pasi të marrë mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Kush nuk është dakord me këtë qasje të dhimbshme nuk është për këtë punë, nuk duhet të merret me politikë në llogoren e PS, ka të gjithë të drejtën e vetë të ketë një qasje tjetër, por jo në radhët e PS. Bebja nuk hidhet poshtë bashkë me ujin e pisët, thotë një fjalë e mençur e miqve tanë përtej Adriatikut.
Duhet durim heroik dhe kujdes prej okulisti që uji i psitë të pastrohet ngadalë, të pastrohet nga vetë institucionet e qeverisjes e gjyqësorit në radhë të parë, pasi pastrimi i atij uji të pistë është pjesë e misionit të tyre ligjor.
Ndërsa ne duhet ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë me ligje të reja, por këtu ka dhe një por tjetër, pasi asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë sado i nevojshëm të duket, këtu për ne nuk ka për të ndodhur me votat tona pa marrë miratimin e Komisionit Evropian. Jam i vetëdijshëm që kjo që kemi është ende larg drejtësisë që duhet të kemi,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur