Reagon zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, lidhur me pezullimin e raporteve të SHBA

12 Shtator 2025 | 15:55

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Kryeziu ka thënë se qeveria ka përmbushur mandatin e plotë për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, duke kontribuar në stabilitet institucional dhe zhvillim socio-ekonomik, përkundër sfidave globale si pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë. Ai shtoi se veprimet e ekzekutivit kanë qenë gjithmonë të ligjshme dhe kushtetuese, duke synuar eliminimin e vatrave të destabilitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, veçanërisht në veri.

Kryeziu theksoi se Kosova ka depolitizuar integrimin e komunitetit serb, duke i mbrojtur qytetarët nga strukturat ilegale të Serbisë dhe duke ofruar masa konkrete si punësimi dhe verifikimi i diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Sa i përket kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka qenë i qartë, duke e akuzuar Gjykatën për vonesa në vendimmarrje dhe për cenimin e karakterit demokratik të Republikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026