Tom Doshi dhe Sabina Jorgo të PSD-së heqin dorë nga mandati, ja kush i zëvendëson

12 Shtator 2025 | 17:21

Seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e të hënës ka nisur me procedurën e verifikimit të mandateve. Ajo që ra në sy në nisje të kësaj seance është se nga mandati kanë hequr dorë dy përfaqësues të PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi.

Vetë Doshi ka hequr dorë, ku shënon herën e dytë njëlloj si legjislatura e parë që e kryen këtë akt, ndërkohë dhe përfaqësuesja tjetër Sabina Jorgo.

Sipas Kodit Zgjedhor dy pasuesit janë Osman Teta dhe Bledar Mezini.

Shkresa e plotë e dorëheqjes së Tom Doshit:

“Lënda: Për heqje dore nga mandati i deputetit.

Të nderuar anëtarë të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve,

Unë, Tom Doshi, deputet i zgjedhur i subjektit zgjedhor Partia Socialdemokrate në Qarkun e Shkodrës, sipas vendimit të KQZ-së nr. 34, datë 28.8.2025, “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, 11 maj 2025”, njoftoj zyrtarisht se në bazë të nenit 71, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të Kushtetutës, nuk do të bëj betimin duke hequr dorë nga mandati i deputetit”, thuhet në shkresë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026