Tom Doshi paraqitet në SPAK
Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është parë i pashoqëruar dhe i buzëqeshur teksa futej në ambientet e këtij insitucioni.
“Isha lidhur me zgjedhjet në Rrogozhinë pasi kam bërë një takim dhe personi që kam takuar ka qënë në përgjim”,-tha para mediave Tom Doshi pas daljes nga ambientet e SPAK-ut.
Tom Doshi së fundmi ka deklaruar se do të rikthehet në politikë duke kandiduar si deputet ndonëse është shpallur “non grata” nga SHBA.
Doshi ka qenë deputet me PS për tre mandate, 2005, 2009, 2013. Ndërkohë edhe pse garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021, Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar më 25 prill 2021.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndaluan udhëtimin në Amerikë atij dhe familjes, për shkak se u akuzua “për përfshirje në korrupsion të përmasave të gjëra.”
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)