Osmani reagon pas pezullimit të Dialogut nga SHBA: Amerika, busull për të ardhmen
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me Kosovën.
Në një deklaratë publike, Osmani shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj të thellë për këtë vendim, duke e cilësuar Dialogun Strategjik si një ndër mekanizmat më të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar,” thuhet në deklaratën e Presidencës.
Osmani thekson se ky dialog u iniciua nga vetë ajo në vitin 2021 dhe u konkretizua me konfirmimin përfundimtar në janar të vitit 2025, pas një sërë angazhimesh dhe takimesh të nivelit të lartë me Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ajo shton se aleanca me SHBA-të është një çështje strategjike që kërkon unitet të gjerë politik dhe përkushtim të përbashkët nga të gjitha institucionet dhe faktorët në vend.
“Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e SHBA-ve. Prandaj, secili duhet ta marrë me seriozitet dhe përgjegjësi maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë,” nënvizon Osmani.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës