Huthët sulmojnë me raketë balistike hipersonike ndaj Tel Avivit

13 Shtator 2025 | 08:24

Lëvizja rebele Huthi në Jemen, e njohur si Ansar Allah, ka njoftuar se ka ndërmarrë një sulm me raketë balistike hipersonike ndaj objektivave në Tel Aviv. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i grupit, Yahya Saria, përmes një deklarate të transmetuar nga televizioni Al Masirah, në pronësi të rebelëve.

Sipas Sarias, forcat raketore jemenase përdorën një raketë të re të quajtur “Palestina-2”, e cila ka aftësi hipersonike dhe mbart koka të shumëfishta bërthamore. Ai pretendoi se raketa goditi me sukses disa objektiva “të cenueshme” në zonën e Jaffa-s, që bën pjesë në qytetin e Tel Avivit.

“Forcat raketore jemenase kryen një operacion të posaçëm ushtarak duke përdorur një raketë balistike hipersonike Palestina-2… Operacioni i arriti me sukses qëllimet e tij”, citohet Saria.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka konfirmuar më herët gjatë së shtunës se ka ndërprerë një raketë të lëshuar nga territori i Jemenit, por theksoi se kjo ka ndodhur jashtë hapësirës ajrore izraelite. Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në disa zona të vendit, por nuk është raportuar për dëme apo viktima.

Rebelët Huthi kishin ndaluar sulmet ndaj Izraelit dhe anijeve të lidhura me të gjatë armëpushimit, por rifilluan operacionet e tyre ushtarake pas thyerjes së marrëveshjes.

Lëvizja Huthi ka premtuar se do të vazhdojë të godasë Izraelin dhe interesat e tij detare në Detin e Kuq dhe Ngushticën Bab el-Mandeb derisa të ndalet operacioni ushtarak izraelit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026