Kina gati të inaugurojë urën më të lartë në botë, Huaijiang

13 Shtator 2025 | 18:59

Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike në botë, e cila vendos një rekord të ri si ura më e lartë në glob. E ndodhur në provincën Guizhou, ura shtrihet në një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë, pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel.

Ky projekt gjigant tejkalon rekordin e mëparshëm të vendit, të mbajtur nga ura Beipanjiang me një lartësi prej 565 metrash. Ura Huaijiang, e gjatë 2.892 metra, përshkon një gryke të thellë që vendasit e njohin si “çarja e tokës”.

Ndërtimi i urës nisi në vitin 2022 dhe është konsideruar një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin. Ajo pritet të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e udhëtimit përgjatë lumit Beipan, mes krahinave Guanling dhe Zhenfeng, ku jetojnë rreth 600 mijë banorë. Nga dy orë udhëtim, tani rruga do të përshkohet për vetëm dy minuta.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ura kaloi me sukses një provë pesëditore ngarkese në fund të muajit të kaluar.

Elementë të veçantë si një ashensor panoramik prej 213 metrash dhe një shteg me dysheme prej xhami, gjysmë milje i gjatë, e bëjnë urën jo vetëm funksionale por edhe një atraksion turistik spektakolar.

Megjithatë, ndonëse Kina vijon të mahnitë me projektet e saj gjigante, vendi përballet ende me sfida në fushën e sigurisë. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, në provincën Qinghai, 12 punëtorë humbën jetën pas rrëzimit të një ure në ndërtim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Një foshnjë tre-muajshe është gjetur e vdekur në Gjermani, më pak se 24 orë pasi u rrëmbye nga karroca jashtë shtëpisë së tij, në një...
21:20 | 19/06/2026

Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

Zvicra planifikon të ndalojë shfaqjen publike të simboleve naziste, me një projektligj që po diskutohet në parlament që nuk do të zbatohet vetëm për objektet,...
20:48 | 19/06/2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në disa rajone të Ukrainës, njoftoi të premten...
19:53 | 19/06/2026