SHBA-të synojnë kontrollin e Kinës mbi portet globale
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një ofensivë strategjike për të dobësuar rrjetin global të porteve të Kinës dhe për të vendosur më shumë terminale detare nën kontrollin e fuqive perëndimore. Sipas tre burimeve të njohura me planin, kjo nismë përbën përpjekjen më ambicioze amerikane për zgjerimin e ndikimit detar që nga vitet 1970.
Qëllimi kryesor i planit është të adresojë shqetësimet në rritje në Uashington se, në rast konflikti me Kinën, SHBA mund të ndodhet në një pozitë të pafavorshme për shkak të varësisë së lartë nga infrastruktura detare e huaj.
Zyrtarë të administratës Trump besojnë se flota aktuale tregtare amerikane nuk është e mjaftueshme për të mbështetur logjistikisht ushtrinë në kohë lufte. Në këtë kontekst, Shtëpia e Bardhë po shqyrton disa opsione, përfshirë mbështetjen e firmave private amerikane ose perëndimore për të blerë aksione kineze në porte strategjike.
Një shembull konkret i përmendur është një marrëveshje e propozuar nga kompania financiare amerikane BlackRock për të blerë asetet portuale të korporatës hongkongase CK Hutchison në 23 vende, përfshirë edhe Kanalin e Panamasë.
Në reagim ndaj këtij plani, një zëdhënës i misionit diplomatik të Kinës në Uashington tha se Kina zhvillon bashkëpunim normal me vende të tjera në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ai shtoi se Pekini kundërshton ashpër sanksionet e njëanshme dhe “juridiksionin e dorës së gjatë” që sipas tij, shkel të drejtat dhe interesat legjitime të vendeve të tjera përmes shtrëngimit ekonomik dhe ngacmimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)