Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj qendrim të qartë ndaj Putinit, ai po teston NATO-n

16 Shtator 2025 | 08:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për qëndrim të qartë dhe të vendosur nga Donald Trump lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe garancisë për sigurimin e Ukrainëns, në mënyrë që të ndal presidenti rus Vladimir Putin dhe t’i jepet fund luftës.

Në një intervistë ekskluzive për Sky News, dhënë gazetares Yalda Hakim nga Pallati Presidencial në Kiev, Zelensky tha se mënyra e vetme për të ndalur luftën është që më parë të vendosen qartë garancitë ndërkombëtare të sigurisë për vendin e tij, dhe ky proces kërkon guximin e liderëve globalë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Ai i tha se shpreson që Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të shqyrtojë në detaje sigurimin e së ardhmes së Ukrainës me presidentin gjatë vizitës së tij shtetërore në Britani këtë javë.

“Shpresoj shumë që Starmer do të jetë në gjendje të zhvillojë një diskutim shumë specifik mbi garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën,” duke shtuar se “para se t’i japim fund luftës, dua vërtet që të gjitha marrëveshjet të jenë në vend. Dua të kem një dokument që mbështetet nga SHBA-të dhe të gjithë partnerët evropianë. Kjo është shumë e rëndësishme. Që kjo të ndodhë, na duhet një qëndrim i qartë i Presidentit Trump.”

Ai përmendi faktin që Evropa tashmë ka vendosur 18 paketa sanksionesh, por theksoi se mungon ende një paketë e fortë nga SHBA-të.

Gjatë intervistës, Zelensky kritikoi gjithashtu samitin e fundit Trump-Putin të zhvilluar në Alaska, duke thënë se Trumpi “i dha shumë Putinit” dhe se Ukraina duhej të ishte pjesë e çdo dialogu serioz për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse do të ishte një takim trepalësh, me përfshirë Ukrainën, do të kishim rezultae konkrete.”

Me ndërhyrjet e fundit me dronët rusë pranë Polonisë, që çuan në ngritjen e avionëve luftarakë britanikë në misione mbrojtëse, Zelensky paralajmëroi se Putini po teston qëllimisht NATO-n.

“Ai dëshiron të shohë se për çfarë është e gatshme NATO, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht dhe diplomatikisht”, tha presidenti ukrainas.

“Mesazhi i Putinit është i qartë: “Mos guxoni t’i jepni Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, sepse mund t’ju duhen vetë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026