EMRAT/ Goditet me grushte një person në “Fresk”, inspektori pezullohet për mosveprim
Një incident i dhunshëm ka ndodhur këtë të martë në zonën e Freskut në Tiranë, ku dyshohet se 27-vjeçari Sindi Allushi dhe kushëriri i tij, shtetasi P.A., për motive pronësie kanë goditur me grushte shtetasin D.K.
Policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Sindi Allushi, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë kushëririn e tij, 33-vjeçarin P.A., si dhe babain e Sindit, Saimir Allushin, 52 vjeç, i cili është edhe administrator i Njësisë Nr. 12 në kryeqytet.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se paraditen e së martës, në zonën e Freskut, shtetasit Sindi Allushi dhe kushëriri i tij, dyshohet të kenë goditur me grushte shtetasin D.K. për motive pronësie.
Gjithashtu, dyshohet se babai i Sindit, shtetasi Saimir Allushi, ka kanosur përmes telefonit, shtetasin D.K.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Sindi Allushi dhe për gjetjen e bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P.M., për shkelje të rëndë dhe mosveprim.
Njoftimi i plotë i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.
Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.
Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.
Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona