A mund të jenë aeroportet me panele diellorë e ardhmja?

21 Maj 2021 | 11:55

Shkencëtarët kanë zbuluar se aeroportet mund të furnizojnë më shumë se 100 mijë shtëpi me energji elektrike nëse vendosim panele të mëdha diellore në tarracat e tyre.

Një grup hulumtuesish nga Universiteti RMIT në Australi zbuluan se panelet diellore e shtëpive private nuk prodhojnë as gjysmën energjisë që gjenerojnë ndërtesat e mëdha në ambiente të hapura, si për shembull aeroportet.

Me shpresën se panelet diellore do të transferohen nga tarracat e shtëpive private tek ato të aeroporteve, vendi synon të kalojë në ekonomi me zero emetime karboni shumë më shpejt se shtetet e tjera.

“Australia ka kaq shumë energji diellore sa çdo aeroport në vend do të përfitonte po të instalonte llojet e duhura të paneleve diellore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shumë aeroporte e ndërtesa të tjera të mëdha në mbarë botën”, thotë hulumtuesi Dr. Chayn Syn.

Nëse vendosen panele diellore në 21 aeroporte shtetërore të Australisë do të përftohej 10 herë më shumë energji sesa nga ajo që mund të prodhohet nga panelet e 17 mijë banesave private.

Ekipi i Universitetit RMIT zbuloi se projekti i ri ka kapacitet që të reduktojë emetimet e gazrave serë me 152 kilotonë në vit, ose si të thuash heqjen e 71 mijë automjeteve nga qarkullimi.

Çfarë roli kanë aeroportet në krizën klimatike?

Aeroportet konsiderohen një “çështje e nxehtë” kur flitet për mjedisin, për shkak të emetimeve të larta, zhurmës së madhe si dhe konsumimit i energjisë.

Emetimet nga avionët, si në tokë ashtu edhe në ajër, kontribuojnë në rritjen e nivelit të ndotjes, rënien e cilësisë së ajrit, klimën dhe sipërfaqes së ozonit.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026