Operacioni “Syri i Natës” /Asgjësohen bimë narkotike dhe armë, arrestohen 5 persona
Operacioni i koduar “Syri i Natës”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Peqin në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka çuar në goditjen e një grupi që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve.
Pas një hetimi disajavor, të zhvilluar me metoda proaktive, policia ka ndërhyrë në zonën e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, ku janë zbuluar dhe më pas asgjësuar 112 bimë narkotike të kultivuara në mënyrë të paligjshme. Bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies.
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, dy pistoleta me sasi të konsiderueshme municioni luftarak, një armë gjahu, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika si dhe targa automjeti.
Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë pesë shtetas. Mes tyre janë babë e bir nga fshati Karinë, Q. K., 67 vjeç dhe Q. K., 24 vjeç, si dhe tre persona të tjerë: E. J., 37 vjeç nga Peqini, dhe po ashtu babë e bir nga fshati Garunjë e Vogël, A. H., 59 vjeç dhe A. H., 31 vjeç. Ndaj një shtetasi tjetër, E. K., 32 vjeç, ka nisur procedimi penal, ndërsa një tjetër person i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, A. J., është shpallur në kërkim.
Policia njofton se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të personave të përfshirë, për një sërë veprash penale, përfshirë prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, kultivimin e bimëve narkotike, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municionit luftarak, mbajtjen pa leje të armëve të gjuetisë si dhe prodhimin dhe tregtimin e armëve të ftohta.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus