Vakanca e Holta Zaçaj në Kushtetuese/ KED publikon kush mund të jenë 3 zëvendësuesit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar këtë të enjte renditjen përfundimtare të gjashtë kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i cili mbeti bosh pas largimit të Holta Zaçajt.
Në krye të listës është renditur Asim Vokshi me 89.5 pikë, i ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë, dhe Florian Ballhysa me 77.83 pikë. Pas tyre janë pozicionuar Alma Faskaj (77.77), Genta Tafa Bungo (75.44) dhe Alban Toro (74.22).
Pas miratimit të raportit të arsyetuar për procedurën e verifikimit dhe vlerësimit të secilit kandidat, KED do t’i dërgojë listën Gjykatës së Lartë, e cila si organi emërtues do të zgjedhë një nga tre kandidatët më të vlerësuar: Vokshi, Llagami apo Ballhysa.
Në total, 13 kandidatë shprehën interes për këtë pozicion, por procesi vijoi me një listë të shkurtuar, pas tërheqjes së Denar Bibës në fillim të shtatorit.
Mandati i Holta Zaçajt, që do të zëvendësohet përmes kësaj procedure, ishte objekt debatesh publike mes saj dhe Gjykatës së Lartë. Ndërsa Zaçaj insistonte se mandati i saj përfundonte në dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Lartë kërkoi largimin e saj që në mars të këtij viti.
Këshilli njoftoi se procesi i vlerësimit është zhvilluar në përputhje me ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe vendimet përkatëse që rregullojnë procedurat e renditjes për Kushtetuesen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emërimet nëKushtetuesenë fazën finale, KED jep pikët për kandidatët në garë
- Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ KED interviston kandidatët, nesër vendoset renditja
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran