Vidhte me dhunë varëse floriri në rrugë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve me dhunë të varëseve të floririt të qytetareve në rrugë.
Pas hetimeve dhe kallëzimeve të bëra nga disa shtetase, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin E. R., lindur dhe banues në Durrës.
Nga hetimet e deritanishme janë zbardhur tre raste të vjedhjes me dhunë, të kryera në periudhën 21 gusht – 15 shtator 2025:
-
Më 21.08.2025, në lagjen nr. 12, i mori me forcë varësen e floririt shtetases L. T.;
-
Më 10.09.2025, në të njëjtën lagje, i vjedhi varësen shtetases Sh. M., teksa ajo po kalonte vijat e bardha;
-
Më 15.09.2025, i mori me dhunë varësen shtetases O. A.
Gjatë operacionit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një nga varëset e grabitura, konkretisht ajo e shtetases O. A.
Vijon puna për gjetjen e varëseve të tjera, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës