Transportoi drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohet shqiptari me 21.5 kg drogë

20 Shtator 2025 | 12:24

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi nga autoritetet greke, në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës, pasi u kap me 21.5 kilogramë heroinë, të ndarë në 43 qese plastike.

Sipas mediave greke, arrestimi u krye më 19 shtator, pas një operacioni të policisë greke, bazuar në informacione për një rrugë të fshehtë që përdorej për të transportuar drogë nëpërmjet maleve të Florinës, në kufirin e gjelbër juglindor me Shqipërinë.

Operacioni u zhvillua pasditen e së enjtes, kur 50-vjeçari shqiptar ra në pritën e policisë, duke transportuar një çantë shpine në të cilën u gjet sasia e mëdha e heroinës.

Sipas autoriteteve greke, vlera e heroinës në treg kap shifrën nga 15 deri në 30 euro për gram, çka e çon vlerën totale të lëndës narkotike të sekuestruar në më shumë se 600,000 euro. Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë nga Zyra për Luftën Kundër Drogës në Xanthi.

Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar rrjetin e trafikimit dhe lidhjet e mundshme të 50-vjeçarit me grupet kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026