Ushtronin baste sportive në lokal, arrestohet 37 vjeçari, procedohen dy të tjerë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në sektorin Hekurudha Plazh.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, policia evidentoi një lokal ku disa persona ushtronin aktivitetin e basteve sportive nëpërmjet telefonave celularë.
Si rezultat i veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, ndërsa në gjendje të lirë u proceduan penalisht D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vidhte me dhunë varëse floriri në rrugë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
- Fronëzohet Mitropoliti i ri i Gjirokastrës, Hirësia e tij Nathanaili
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?