Vidhte me dhunë varëse floriri në rrugë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

20 Shtator 2025 | 12:56

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve me dhunë të varëseve të floririt të qytetareve në rrugë.

Pas hetimeve dhe kallëzimeve të bëra nga disa shtetase, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin E. R., lindur dhe banues në Durrës.

Nga hetimet e deritanishme janë zbardhur tre raste të vjedhjes me dhunë, të kryera në periudhën 21 gusht – 15 shtator 2025:

  • Më 21.08.2025, në lagjen nr. 12, i mori me forcë varësen e floririt shtetases L. T.;

  • Më 10.09.2025, në të njëjtën lagje, i vjedhi varësen shtetases Sh. M., teksa ajo po kalonte vijat e bardha;

  • Më 15.09.2025, i mori me dhunë varësen shtetases O. A.

Gjatë operacionit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një nga varëset e grabitura, konkretisht ajo e shtetases O. A.

Vijon puna për gjetjen e varëseve të tjera, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026