Fronëzohet Mitropoliti i ri i Gjirokastrës, Hirësia e tij Nathanaili

20 Shtator 2025 | 12:51

Mëngjesin e sotëm, këmbanat e kishës katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër lajmëruan fronëzimin e Mitropolitit të ri, Hirësisë së tij Nathanaili. Ceremonia solemne u zhvillua në prani të një numri të madh besimtarësh dhe përfaqësuesish të politikës dhe institucioneve.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Orthodokse Autoqefale Shqiptare, i pranishëm ishte edhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Joan Pelushi, i cili theksoi devotshmërinë dhe kontributin shumëvjeçar të Mitropolitit Nathanaili në shërbim të kishës dhe komunitetit:

“Jemi mbledhur sot këtu në kishën katedrale ‘Ngjallja e Krishtit’ për të fronëzuar Mitropolitin e ri të Gjirokastrës, Hirësinë e tij Nathanailin, një shërbëtor besnik që për më shumë se tri dekada ka derdhur djersën dhe mundin e tij për forcimin e kishës sonë,” – u shpreh Kryepeshkopi Joan.

Hirësia e tij Nathanaili ka një kontribut të veçantë në ringritjen e kishës orthodokse në zonën e Gjirokastrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026