“Ndihem mirë këtu”, punëtorja nga Filipinet në Elbasan: Dua të sjell edhe familjen
Në episodin e radhës, emisioni Next Stop Albania u ndal në qytetin e Elbasanit, një vend me histori të pasur, ku emigrimi i të rinjve ka lënë gjurmë të thella.
Lagjet dhe rrugicat duken të zbrazura, ashtu si edhe mungesa e fuqisë punëtore.
Në veçanti, boshllëkun në vendet e punës, sidomos në industrinë fasone me 30 vite traditë, po e mbushin punëtorë të huaj, ndërsa vendasit po largohen.
Një prej punëtoreve të huaja tha për Euronews Albania se ka 6 muaj që punon në Shqipëri:
“Merrem me qepjet për divanët, është punë që e njoh mirë, kam më shumë mundësi, ndaj dua të rri më gjatë, madje dua të sjell dhe familjen time.”
Një tjetër punëtore, që është në Shqipëri prej tetë muajsh, tregoi për përshtatjen e saj:
“Me pëlqejnë njerëzit, sigurisht më mungon familja dhe miqtë në Filipine. Kur mërzitem dal për shopping. I dua shumë njerëzit këtu dhe ndihem më e sigurtë. Kur dal natën dua të qëndroj gjatë këtu, kam shtuar edhe disa kile duke ngrënë bukë këtu.”
Menaxherja italiane e fabrikës theksoi se eksperienca me punëtoret e huaja është pozitive:
“Janë bashkëpunuese dhe të guximshme, dinë anglisht, komunikojnë mirë dhe më respektojnë. Jemi përshtatur.”
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik