Ndahet nga jeta ikona e filmit dhe teatrit shqiptar, Enver Petrovci
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori dhe regjisor i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.
Lajmin për vdekjen e aktorit, u konfirmua nga i afërmi i tij Amir Petrovci, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas,” shkroia ai.
Enver Petrovci ishte një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai studioi fillimisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit, dhe më pas përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Karriera e tij artistike u zhvillua me sukses në teatër, sidomos tek Atelieja 212, ku rolet e tij u vlerësuan në mbarë ish-Jugosllavinë, duke e bërë një nga aktorët më të famshëm të kohës. Pas vitit 1999, ai vazhdoi karrierën kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.
Petrovci ishte gjithashtu njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të aktorëve në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania