E dënuara 33-vjeçare nga Tropoja humb jetën në spital, çfarë dyshohet
Një e dënuar 33-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
“Afërdita Leke Hajdarkola, e lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) më 15.10.2020”, thuhet në njoftim.
Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.
“Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar. Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore”, thuhet në njoftimin e Burgjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet