KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve për vendin vakant në Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka miratuar raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024.
Nga 13 kandidatët që shprehën interes për karrigen e Holta Zaçajt, KED ka përzgjedhur 6 kandidaturat që do të kalojnë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm. Renditja e kandidatëve sipas pikëve është si më poshtë:
-
Asim Vokshi – 89.5 pikë
-
Naureda Llagami – 89.3 pikë
-
Florian Ballhysa – 77.83 pikë
-
Alma Faskaj – 77.77 pikë
-
Genta Tafa (Bungo) – 75.44 pikë
-
Alban Toro -74.22 pikë
Pas kësaj faze, KED do t’i përcjellë dokumentet pranë organit të emërtesës, duke plotësuar kështu detyrimin ligjor dhe duke siguruar transparencë në proces.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor 2024 për mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj, i dha fund një ngërçi ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, duke hapur rrugën për plotësimin e vendit vakant.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet