“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron Ish-Prokurori Beçi

23 Shtator 2025 | 21:21

I ftuar në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, ish-kryeprokurori Eugen Beci ka komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai e cilësoi vendimin si një shkelje të të drejtave themelore dhe theksoi mungesën e transparencës dhe respektimit të procedurës ligjore në këtë proces.

“Kanë rënë dakord që shkelet një e drejtë themelore që çdo personi që i fillon një proces duhet t’i bësh me dije shkaqet e shkarkimit. E dyta, vetë Gjykata Kushtetuese ka dy vendime ku në mënyrë eksplicite shpjegon se kryetari bashkisë duhet të dëgjohet. Është parim kjo dhe s’ka lidhje me sallën e gjyqit. Parimi juridik është dhe në ndërmarrjen më të humbur. Nuk ka asnjë vakancë. Në frymën e Kushtetutës është e përcaktuar dhe duhet ta dëgjosh. Këshilli Bashkiak i është referuar nenit 62, kemi një thelb që thuhet për tre muaj që s’është paraqitur. Në rast se s’kemi mungesë me arsye apo pa arsye nuk është përcaktuar,” – tha ish-kryeprokurori Eugen Beci.

Beci theksoi se procedurat për shkarkimin e një kryebashkiaku nuk mund të bazohen vetëm në interpretime të pjesshme të ligjit, por duhet të respektojnë frymën e Kushtetutës dhe të drejtat themelore të individit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026