Vuçiç takon Rubio në Nju Jork, diskuton për dialogun strategjik me SHBA

24 Shtator 2025 | 09:02

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio dhe Vuçiç diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë nisjen e një dialogu strategjik dypalësh, i cili pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Presidenti serb Vuçiç thuhet se ka falënderuar SHBA-në për, siç është shprehur ai, “kontributin në garantimin e sigurisë së popullit serb në Kosovë”, duke aluduar në praninë e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ai e ka përshkruar këtë takim si “të rëndësishëm dhe domethënës”, duke theksuar se fokusi i bisedës ishte ekonomia, tregtia dhe çështjet e sigurisë.

“Diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, trajtimin e tarifave amerikane, mundësinë e investimeve të reja, si dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe teknologjisë. Po ashtu, shqyrtuam perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”, ka deklaruar Vuçiç.

“Në të njëjtën kohë, e vlerësojmë mbështetjen e SHBA-së në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është një ndër objektivat strategjikë të Serbisë”, tha ai.

Vuçiç përfundoi deklaratën duke theksuar rëndësinë e “dialogut të hapur dhe të sinqertë, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë”, si mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026