Sarandë/ Rrëmbehet një person në Qafë Gjashtë, policia identifikon autorët
Një ngjarje e rëndë është rregjistruar këtë të mërkurë në Qafë Gjashtë në zonën e Sarandës, ku një person është rrëmbyer nga disa persona të paidentifikuar. I riu, me Francesko Mani, 19 vjeç, është marrë me forcë dhe dyshohet se rrëmbimi ka motive të lidhura me larje hesapesh mes palëve të përfshira.
Forcat e policisë janë mobilizuar në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorëve. Sipas burimeve, disa persona janë identifikuar si të dyshuar, ndërsa hetimet janë në fazat e para për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Personi i rrëmbyer ndodhet në Komisariatin e Sarandës, ku po sqaron rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe theksojnë se siguria e viktimës dhe ndëshkimi i përgjegjësve janë prioritet i tyre kryesor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut