Plani kundër emigrantëve/ Vetëm qytetarët me ID dixhitale mund të jetojnë në Britani

25 Shtator 2025 | 19:53

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të njoftojë së shpejti një plan të ri për vendosjen e një dokument identifikimi dixhital për të gjithë të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të forcuar kontrollin e imigracionit të paligjshëm dhe tregut të punës në ekonominë e zezë.

E ashtuquajtura “Kartë Britanike” do të funksionojë si dëshmi zyrtare e së drejtës për të jetuar dhe punuar në vend dhe do të jetë e lidhur me një bazë të dhënash qendrore, ku autoritetet do të mund të verifikojnë statusin e individëve. Dokumenti dixhital do të jetë i detyrueshëm për të gjithë ata që kërkojnë të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve nga qeveria.

Aktualisht, punëtorët duhet të paraqesin dokumente fizike identifikimi, por zyrtarët janë të shqetësuar për mundësinë e falsifikimeve dhe dobësitë që paraqet ky sistem.

Sipas planit të ri, agjencitë e zbatimit të ligjit do të kenë akses në informacionin mbi kontrollet e kryera, çka do të mundësojë identifikimin dhe ndjekjen më efikase të personave që punojnë ilegalisht.

Për të hyrë në fuqi, skema do t’i nënshtrohet fillimisht një konsultimi publik dhe miratimit të legjislacionit përkatës në Parlament. Sipas raportimeve, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood mbështet plotësisht iniciativën, ndërsa më herët Starmer ka qenë skeptik, për shkak të ndikimit të mundshëm në liritë civile – një shqetësim i zakonshëm në debatet për dokumente identiteti në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbështetje për këtë qasje kanë shprehur edhe figura të tjera nga Partia Laburiste. Deputetja Harriet Harman deklaroi në korrik për Sky News se vendosja e kartave të identitetit do ta bëjë “më të vështirë për njerëzit të punojnë ilegalisht”.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu ka theksuar se mungesa e një sistemi identifikimi në Britani ka funksionuar si nxitje për migracionin ilegal, duke e bërë vendin një destinacion tërheqës për kalimet e Kanalit nga migrantët që shpresojnë të punësohen në ekonominë informale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026