Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor

26 Shtator 2025 | 08:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) vetëm edhe për katër ditë, kështu që, ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

SHBA e ka futur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi në listën e sanksioneve më 10 janar, për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, pasi që shumica e pronësisë së saj është ruse.

Sanksionet amerikane janë vendosur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet ndaj NIS-it deri më tani janë shtyrë gjashtë herë, dhe hera e fundit ishte deri më 26 shtator.

Autoritetet në Serbi, ndërkohë kanë zhvilluar negociata me palën ruse dhe atë amerikane.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat serbe në Nju Jork, ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Udhëheqësi serb theksoi Serbia është “dëm kolateral i marrëdhënieve midis amerikanëve dhe rusëve”.

“Sigurisht na pret një kohë e vështirë dhe një dimër i ashpër”, tha ai.

Ndërkohë, struktura e pronësisë së NIS-it është ndryshuar disa herë. Kompania ruse Gazprom është larguar nga pronësia e NIS-it në shtator, dhe një nga pronarët e rëndësishëm u bë një tjetër kompani e menaxhuar nga Gazpromo, kompania Intelidzhens nga Shën Petersburgu.

Shoqëria aksionare Intelidzhens u bë pronare e 11.3% të aksioneve të kompanisë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Bursës së Beogradit më 21 shtator.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026