Barcelona mposht Ovideon dhe i bën presion Realit, shpreson te Atletico

26 Shtator 2025 | 10:11

Një kundërshtar i lehtë në letër, por në fushë ia bëri gjërat më të vështira Barcelonës, kjo dhe për faj të portierit blaugran, por në fund ia dolën të mposhtin Real Oviedon në kampionat.

Skuadra e Hansi Flick për pak sa nuk i dreqosi gjërat, por hyrja në fushë e Frenkie de Jong ndryshoi gjithcka, pasi pjesa e parë u mbyll në disavantazh pas golit të shënuar nga Reina.

Në fraksionin e dytë Garcia riktheu ekuilibrat dhe pas tij Lewandowski me asistin e mesfushorit holandez de Jong.

2 minuta nga fundit Araujo vulosi triumfin 3-1 për blaugranët të cilët kurrsesi nuk dëshirojnë ta lënë Realin të shkëputet. 2 pikë është diferenca mes tyre, por llogaritë mund të ndryshojnë të shtunën pasi luhet derbi me Atletico. Shpresat e katalanasve janë te Simeone dhe një mrekulli e këtij të fundit do ti qetësonte, pasi Real Madrid do të mbetej 2 pikë para, e një fitore e blaugranëve ndaj Sociedad do ti rendiste në krye me 19 pikë.

Ky është plani, por sa do të realizohet nuk dihet, pasi Real Madrid këtë sezon është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk ka hasur vështirësi ndaj asnjë kundërshtari në ligë. Në Wanda Metropolitano cilësohet favorit për fitimin e duelit, ndërsa nuk ka në dispozicion 3 futbollistë, Mendy, Rudiger dhe Arnold.

Fakti interesant është që nga 5 përballjet e fundit në derbi në kampionat, 4 janë barazime dhe 1 ndeshje u fitua nga el colchoneros pikërisht në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026