Historia e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi

26 Shtator 2025 | 21:59

Historia prekëse e katër të rinjve me origjinë shqiptare, të lindur dhe rritur në Greqi, u shfaq në dokumentarin e “Albgreko” me regji të Ilir Tsouko.

Të rinjtë të cilët lëvizin mes dy identiteteve as vetëm shqiptarë, as vetëm grekë, por njëkohësisht të dyja, pasqyrojnë sfidat e përkatësisë hibride në shoqërinë e sotme u shfaq.

“Është dashur 6 muaj që te intervistoj njerez, morëm më shumë se 30 njerëz, na duhej 3 orë per secilin që të gjenim eksperienca të ngjashme, por histori të ndryshme. Ishte sfiduese! Sfida ishte të jepnim informacion dhe emocione, jo në të njëjtën kohë, por për të krijuar një narrativë bazuar në histori”- shprehet Ilir Tsouko, regjisor.

Dokumentari prej 27 minutash paraqet temën e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që ndajnë historitë e një trashëgimie të përbashkët shqiptare dhe greke, duke e bërë identitetin e tyre një busull për një të ardhme më të ndritur.

“Kjo urë duhet të përdoret për të lidhur dy shtete. Greqia ka privilegjin e madh te ketë një pjesë të popullsisë me origjinë shqiptare dhe 81% shqiptarë kërkojnë nënshtetesine greke. Kjo ështe unike. Le ta marrim këtë mundësi sepse ka të bëjë me të ardhmen e shoqërisë tonë, fëmijëve tanë”-shprehet Dimitris Christopoulos, Profesor në Athinë.

Filmi përcjell një mesazh reflektimi mbi identitetin, migracionin dhe integrimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026