Bloomberg: Maduro i ofroi Trumpit ndihmë në kapjen e udhëheqësve të kartelit Naco
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka ofruar ndihmë administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në kapjen e udhëheqësve të kartelit të drogës Tren de Aragua, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën ushtrinë për të kryer operacione kundër trafikimit të drogës në Karaibe, raporton sot Bloomberg.
Maduro ia paraqiti propozimin të dërguarit amerikan Richard Grenell në fillim të shtatorit dhe, në një letër që i dërgoi Trumpit, e ftoi atë në një dialog të drejtpërdrejtë me qëllim uljen e tensioneve, thanë burime të njohura me situatën.
Në letër, Maduro hodhi poshtë pretendimet e SHBA-së se Venezuela luan një rol të madh në tregtinë e drogës, duke theksuar se vetëm pesë për qind e drogës së prodhuar në Kolumbi transportohet përmes Venezuelës, nga të cilat, siç deklaroi ai, 70 për qind shkatërrohen nga autoritetet venezueliane.
“President, shpresoj që së bashku të mund t’i mposhtim gënjeshtrat që kanë njollosur marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë historike dhe paqësore”, shkroi Maduro në letër.
Ai deklaroi se është i hapur për një bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me të Dërguarin Special Richard Grenell në mënyrë që të kapërcehet zhurma mediatike dhe lajmet e rreme.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve