Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Klevis Lleshit, jepet masa për 2 autorët e dyshuar
Ka përfunduar në GJKKO seanca për masën e sigurisë për Samet Lokën dhe Sabah Nuzin, të akuzuar lidhur për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit.
GJKKO ka vendosur arrest shtëpie për Samet Lokën arrest me burg për Sabah Nuzin.
Sabah Nuzi nuk e ka pranuar akuzën, të ketë qenë në rolin e ekzekutorit kundrejt 50 mijë eurove pagesë.
Në kërkim lidhur me ngjarjen e rëndë është shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kolaveri, 36 vjeç, pronari i lokalit “Monopol”, i cili dyshohet se është urdhëruesi, organizatori dhe drejtuesi i grupit kriminal që ekzekutoi 24-vjeçarin në vitin 2020.
Ndërkohë, shtetasi Sajmir Kolaveri, i dyshuar për të njëjtat akuza, është arrestuar dje në Itali dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
Vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky ECC.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton