“I doli para dhe e qëlloi”- Çfarë dihet nga vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë
Një shtetas italian është gjetur i vrarë mëngjesin e së shtunës në fshatin Salari të Tepelenës. Viktima është Edoardo Sarchi, 44 vjeç, me origjinë nga Varese, administrator i fabrikës së tullave “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, ku banonte prej 20 vitesh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë, pak pas mesnatës. Sipas burimeve, Sarchi kishte shkuar për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij, Eqrem Braçe, dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ata kanë udhëtuar drejt vendngjarjes me dy automjete, një Land Rover dhe një Volksëagen, të cilat u gjetën nga policia në vendin e ngjarjes.
Sipas deklarimeve të Eqrem Braçes, një person i panjohur iu ka dalë përpara automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Braçe ka tentuar të japë ndihmën e parë viktimës dhe më pas ka njoftuar policinë. Autori dyshohet se është larguar në errësirë dhe nuk është identifikuar ende.
Gazment Braçe, djali i ortakut, është shpallur në kërkim, pasi ndodhej në vendngjarje, por u largua para mbërritjes së policisë. Përveç tyre, një person tjetër është shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa mjedise të dyshuara, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e autorit.
Deri më tani nuk dihet se me çfarë arme është qëlluar, dhe do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse ka qëne qëlluar me armë gjahu apo lloj tjetër. Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’. Para emërimit të tij, banorë të zonës kanë protestuar disa herë për ndotjen që shkaktonte fabrika e tullave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump