Aksi rrugor Elbasan-Peqin, ‘njollë e zezë’ për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët

27 Shtator 2025 | 18:37

Numri i lartë i aksidenteve e bën aksin Elbasan–Peqin një nga më problematikët në vend, me pasoja shpesh fatale për drejtuesit e automjeteve, por edhe këmbësorët. Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në këtë aks rrugor.

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri raporton nga vendngjarja se: “Ky është vendi ku ndodhi ngjarja fatale, ku viktimë mbeti një punonjës pastrimi. I gjithë aksi Elbasan–Peqin konsiderohet një ndër segmentet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të numrit të madh të aksidenteve shpesh me pasoja fatale.”

“Ndjehemi shumë të rrezikuar, ja shikoje si ikin, këtu duhet patrulla të rrijë këtu. Kemi frikë për jetën, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh një zotëri.

“Shumë të rrezikuar se edhe këto policët shtrimin se kanë bërë të plotë i kanë bërë gjysma. Nuk ka shtet, këtu në darkë kush mund të fluturojë. Kemi frikë për fëmijët tanë. Duhet të merren masa, po kush do ti marri masat?”, shton një tjetër zotëri.

Një tjetër qytetar shprehet se lidhur me këtë çështje ndjehet mjaft i rrezikuar pasi ishte në vendngjarje në momentin e aksidentit.

“Kalova ktu ishte bërë ai aksidenti i madh. Ndjehem i rrezikuar, dihet ajo. Se çfarë masash duhet të merren atë e di shteti nuk dimë gjë ne.”

“Më të frikësuar më sa nuk ka ku të shkojë. Para gjysëm ore të shikoje këtu kalojnë me tangërlliqe duan vetem të duken këtu. Këtu është turp, nuk kanë edukatë te ecin në rrugë, unë kam që në 1993 që se kam ndarë makinën ndonjëher por nuk kam vrarë edhe një bretkosë. Nuk rrespektohen rregullat”, tha qytetari.

Dy persona janë vënë në pranga, pas vdekjes së punonjësit të pastrimit mbrëmjen e së enjtes në aksin “Elbasan-Peqin”. Aksidentet me fatalitet në kete segment janë të shumta, por me fatkeqi është ai i tetorit të kaluar ku humbi jetën 10-vjeçari Enio Tabaku.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi masat që do të ndërmerren, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar aksidente të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026