Lirohen personat e shoqëruar në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian në Salari
Rrethanat e vdekjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, mbeten ende të paqarta ndërsa policia ka liruar katër personat që u shoqëruan të shtunën në lidhje me ngjarjen.
Eqerem Braçi, së bashku me dy djemtë e tij, Gazmendin dhe Danielin, si dhe bariun Armir Hitoveizi, kanë deklaruar në dëshmitë e tyre para grupit hetimor se një person u ka prerë rrugën me automjetet me të cilat po lëviznin.
Edoardo Sarchi dhe familja Braçi po lëviznin me dy fuoristrada në vendin e quajtur “Dilan” në fshatin Salari, ku kishin dalë për gjah.
Sipas deklaratave të personave të shoqëruar, autori fillimisht ka qëlluar në ajër dhe më pas ka hapur zjarr drejt mjetit të parë, në të cilin ndodhej edhe viktima.
Policia ka ngritur postoblloqe dhe vijon kontrollet në të gjithë zonën për kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar drejt Vlorës.
Grupi hetimor është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes këtë të diel, por deri tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme.
Në pritje është ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë armën me të cilën është qëlluar Edoardo Sarchi.

LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë