Man United në krizë rezultatesh, drejtuesit e klubit i besojnë ende Amorim

30 Shtator 2025 | 11:18

Manchester United po kalon një krizë rezultatesh në Angli, por trajneri Ruben Amorim nuk e ka humbur besimin e drejtuesve. Gjithsesi, nëse skuadra nuk reflekton, atëherë portugezi do të shkarkohet.

Manchester United e ka nisur sezonin në mënyrën më negative të mundshme, po has vështirësi në kampionat, u eliminua nga Kupa e Ligës dhe e sheh veten në vendin e 14 në klasifikimin e Premier League. Të gjithë janë të pakënaqur me situatën, sidomos tifozët, të cilët kanë nisur të kërkojnë shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim, që cilësohet si shkaktar i së gjithës. Portugezi nuk po i jep dot zgjidhje situatës, por gëzon ende besimin e drejtuesve të “djajve të kuq”.

Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike, Jim Ratcliffe, një prej aksionerëve të klubit, beson ende se kthesa do të vijë, por nëse kjo nuk ndodh së shpejti, atëherë Amorim do të duhet t’i japë fund rrugëtimit. Në kontratën e portugezit ka një paragraf në të cilin deklarohet se, në rast shkarkimi brenda 12 muajve, ai do të duhet të dëmshpërblehet me 12 milionë paundë, vlerë të cilën United dëshiron ta shmangë.

Pra, ideja është që projekti i ri i Amorim kërkon kohë dhe kthesa do të vijë, me skuadrën që do të konkurrojë për titullin, të cilin tashmë e ka shumë larg edhe pse investoi goxha para në verë. Në rast se Amorim do të shkarkohet pasi projekti i tij nuk do të ketë sukses, për ta zëvendësuar nuk është e vështirë, pasi ka disa kandidatë si Gareth Southgate, Oliver Glasner dhe Andoni Iraola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026