Crystal Palace i shkakton humbjen e parë Liverpoolit, Chelsea dhe United në krizë

28 Shtator 2025 | 12:42

Crystal Palace mund të konsiderohet “mace e zezë” për Liverpoolin, pasi është skuadra e vetme këtë sezon që i ka shkaktuar një humbje kampionëve në fuqi.

Ashtu si në Superkupë, Palace doli me kokë lart në përballjen ndaj një prej ekipeve më komplekse të Anglisë ndërsa Liverpool vinte si favorit i padiskutueshëm.

Vendësit, të udhëhequr nga Glasner, nisën përballjen e javës së e 6-të në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh shpejt me golin e Sar-it.

Mbajtën rezultatin deri në minutën e 87’, kur italiani Chiesa barazoi për “të kuqtë”. Kur mendohej se do të ndahej barazimi, Nketiah shënoi në kohën shtesë dhe siguroi tre pikët për Palace, që përkohësisht ngjitet në vendin e dytë.

Një e shtunë e vështirë ishte edhe për Chelsean dhe Manchester United. Chelsea humbi 1–3 ndaj Brighton, ndërsa “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Ruben Amorim pësuan një humbje po me 1–3 nga Brentford, duke konfirmuar krizën.

Manchester City regjistroi fitoren e tretë në kampionat me një rezultat të thellë, 5–1 ndaj Burnley-t. Sunderland mori tri pikë në transfertë ndaj Nottingham Forest, dhe përballja Tottenham – Wolves u mbyll në barazim 1–1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026